Kryerja e një telefonate FaceTime në grup në iPhone
Në aplikacionin FaceTime
, mund të ftoni deri në 32 pjesëmarrës në një thirrje Group FaceTime (nuk ofrohet në të gjitha shtetet apo rajonet).
Nisja e një telefonate FaceTime në grup
Në FaceTime, prekni
djathtas lart.Shkruani emrat ose numrat e personave që dëshironi të telefononi në fushën e hyrjes në krye.
Mund dhe të prekni
për të hapur Contacts dhe për t’i shtuar personat atje.Prekni Video
për të kryer një telefonatë me video ose prekni Audio
për të kryer një telefonatë me audio me FaceTime.

Çdo pjesëmarrës shfaqet në një pllakëz në ekran. Kur një pjesëmarrës flet ose prekni pllakëzën, ajo pllakëz kalon përpara dhe bëhet më e dallueshme. Pllakëzat që nuk mund të përshtaten në ekran shfaqen në një rresht në fund. Për të gjetur një pjesëmarrës që nuk e shikoni, rrëshqitni në rresht. (Inicialet e pjesëmarrësit mund të shfaqen në pllakëz nëse një imazh nuk është i disponueshëm.)
Shënim: Për të parandaluar zmadhimin e kuadratit të personit që flet gjatë Group FaceTime, shkoni te Settings > FaceTime, pastaj çaktivizoni Speaking (nën Automatic Prominence)(nevojitet iOS 13.5 e lart).
Nisja e një telefonate FaceTime në grup nga një bisedë me Messages në grup
Në bisedën me Messages në grup, mund të nisni një telefonatë FaceTime në grup me të njëjtët persona me të cilët po bisedoni te biseda e Messages.
Në bisedën e Messages, prekni fotografitë e profilit ose
, në krye të bisedës.Prekni FaceTime.
Shtimi i një personi tjetër në një telefonatë
Çdo pjesëmarrës mund të shtojë një person tjetër në çdo kohë gjatë një telefonate Group FaceTime.
Gjatë një telefonate me FaceTime, prekni tek ekrani për të hapur kontrollet, rrëshqitni lart nga kreu i kontrolleve, pastaj prekni Add Person.
Shkruani emrin, Apple ID ose numrin e telefonit të personit që dëshironi të shtoni në fushën e hyrjes në krye.
Ose prekni
për të shtuar dikë nga Contacts.Prekni Add Person to FaceTime.
Përfshirja në një telefonatë FaceTime në grup
Kur dikush ju fton të bashkoheni në një telefonatë Group FaceTime, ju do të shikoni telefonatën hyrëse. Nëse e refuzoni telefonatën, ju do të merrni një njoftim se mund të prekni për t’u bashkuar te telefonata në çdo kohë kur ajo është aktive.
Dalja nga telefonata Group FaceTime
Për të dalë nga një telefonatë në grup në çdo kohë, prekni
.
Telefonata mbetet aktive nëse ka dy a më shumë pjesëmarrës.